Sporting Lisbona nderon CR7 – emëron akademinë e klubit ‘Academia Cristiano Ronaldo’

Sporting Lisbona i ka bërë një nderim të madh yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Skuadra e njohur portugeze, Sporting Lisbona, shquhet për një akademi cilësore, e cila ka prodhuar disa emra të njohur për futbollin evropian.

Por, do të shkojë kohë e gjatë derisa kjo skuadër të mund të prodhojë një lojtar tjetër sikur Cristiano Ronaldo (nëse do të mund të prodhojë një të tillë ndonjëherë).

Pasur parasysh se ai është diamanti më i madh i dalë nga ajo akademi, Sportingu ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Akademia e klubit nga tani do të mbajë emrin ‘Academia Cristiano Ronaldo’, përcjell lajmi.net.

Ronaldo debutonte me Sporting CP në vitin 2002. Nga kjo skuadër ai kalonte te Man Utd, pastaj vazhdonte me Real Madrid dhe tashmë luan me Juventus.

Gjatë kësaj kohe, Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë dhe shumë trofe ekiporë, përfshirë Euro 2016 me kombëtaren e Portugalisë.