Stërvitja e tepërt i shkakton 23-vjeçares sëmundje vdekjeprurëse (FOTO)

Një vajzë 23-vjeçare, e fiksuar pas ushtrimeve fizike, tani po lufton me një sëmundje vdekjeprurëse për shkak të stërvitjes së tepërt.

Kiana Alvarez mbushet me frymë me vështirësi dhe ka dhimbje trupi. Ajo është diagnostikuar me sindromën e quajtur “rhabdomyolysis”, një sëmundje e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Kjo sindromë nënkupton dëmtimin e muskujve, çka shkakton komplikacione serioze edhe në veshka, duke bërë që ky organ të mos kryejë funksionin e largimit nga trupi të mbeturinave të urinës.

Kjo është një sindromë e rrallë, thonë mjekët, por jashtëzakonisht e rrezikshme që dëmton jo vetëm veshkat, por edhe zemrën. Sëmundja trajtohet në spital me serume për të parandaluar dëmtimin e veshkave dhe për të stimuluar prodhimin e mjaftueshëm të urinës.

Duke folur për rastin në fjalë, 23-vjeçarja është shprehur se nuk pinte mjaftueshëm ujë para se të stërvitej dhe nuk hante mëngjes. Kiana thotë se vazhdon të bëjë palestër, por me ritme të ngadalta. /tvklan.al