Struga përforcohet me Besart Krivanjevën

0
64

Mbrojtësi Besart Krivanjeva largohet nga kampionati i Kosovës dhe është rikthyer në elitën vendore, duke u transferuar te skuadra e Struga Trim Lum. Shkupjani ishte pjesë e Gjilanit, mirëpo pas problemeve finansiare të skuadrës kosovare, Krivanjeva ndërpreu bashkëpunimin për tu rikthyer sërish në kampionatin tonë. Mbrojtësi ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë me Strugën dhe është prezantuar pasditën e sotme nga ana e klubit. Krivanjeva përveç me Gjilanin, ka luajtur edhe me Egnatian në Shqipëri si dhe me Shkupin në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë se Struga Trim Lum e mbylli në vendin e parë gjysmësezonin vjeshtor.