Strukturime në menaxhmentin e Shkëndijës

0
82

Ish anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Mitreski është emëruar tim menaxher i Shkëndijës. Futbollisti me karrierë të pasur ndërkombëtare pritet të jetë përforcim për ekipin ‘kuqezi’, në kuadër të menaxhimit të punëve rreth funksionimit të ekipit të parë. 35 vjeçari Mitreski ka luajtur në shumë skuadra jashta vendit, me theks të veçantë Enerxhi Kotbusin në Bundesligën Gjermane e Spartakun e Moskës në Rusi dhe përvoja e tij pritet të jetë e mirëseardhur për Shkëndijën. Në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara në KF Shkëndija, Mathias Walter mbetet drejtor sportiv, Arbër Shaqiri do të jetë konsultant i jashtëm i klubit. Përveç Mitreskit, si koordinator i klubit emërohet Festim Ademi, i cili do të kujdeset për mbarëvajtjen e kategorive të reja, kurse Nebi Mustafit i është besuar puna me ekipin e juniorëve të Shkëndijës, si ‘filter’ i fundit para hyrjes së shpresave në skuadrën e parë. Ndërkohë në kryesi të klubit si drejtor operativ mbetet Dritan Musliu, ndërsa Faton Alili vazhdon punën e tij si drejtor finansiar.

Burimi: KF Shkëndija.