Sulm me thikë në Nice të Francës, një i vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur pas në sulmin me thikë në Nisë, raportojnë mediat franceze.

Ndërkohë kryetari i bashkisë, Christian Estrosi thotë se një person është arrestuar, për atë që paraprakisht thuhet se është sulm terrorist.

Ai tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës “Notre-Dame”.

Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit.