Talat Xhaferi në gjendje të mirë

Kreu i kuvendit Talat Xhaferi ende po merr trajtimin e duhur në spital e këtë e ka bërë të ditur Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetin social facebook, shkruan gazeta KOHA.

Në foto duket Osmani së bashku me Nexhati Jakupin të cilët kanë qëndruar për vizitë tek Xhaferi për të parë nga afër gjendjen e tij, teksa shihet që kryeparlamentari po merr veten në spital.