Talenti Rezart Memedi firmos me Prishtinën

0
48

Talenti i basketbollit vendor, Rezart Memedi sezonin e ri do të luajë për skuadrën e Prishtinës në Kosovë. 19 vjeçari rikthehet kështu të luajë në rajon pas eksperiencës me Aurora Jesi në Itali. Memedi është prezantuar sot nga ana e klubit të Prishtinës dhe shihet si përforcim kryesor për skuadrën nga kryeqyteti kosovar.

Rezart Memedi është dalur nga skuadra shqiptare e Shkupit, ndërsa ka qenë pjesë e Aurora Jesi që nga mosha 14 vjeçare. Shkupjani ka pas vetes 12 paraqitje zyrtare me gjeneratat e reja të Maqedonisë së Veriut në basketboll, përderisa vitin e kaluar shkëlqeu në FIBA European Challenger me gjeneratën U18, duke regjistruar mesatare prej 15.2 pikë dhe 3.6 kërcime për ndeshje.