Tani dihet kur do të publikohet bashkëpunimi mes Dafinës, Ledrit dhe Lumi B

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B është bërë kryefjala e mediave në këto ditë. Sot është zbuluar edhe data e publikimit të projektit të shumëpërfolur.

Me anë të një fotoje ku shfaqen të tre artistët, është bërë e ditur se kënga do të publikohet me 1 korrik. Projekti mban titullin “Aman” dhe do të jetë pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”. Kujtojmë se Dafina ka bashkëpunuar edhe më herët me reperët. Në korrik 2019 ajo solli këngën “Lule lule” me Lumi B, ndërsa disa vite më parë ka bashkëpunuar edhe me Ledrin, gjatë kohës që ishin në një lidhje.

View this post on Instagram

#AMAN ft. @ledrivula & @lumib

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on