Taravari i shante shqiptarët se rrinë në kafe dhe shtohet koronavirusi, sot ri vet pa respektuar distancën

“Shkon në Çair ose në Gostivar nga 4-5 vetë në masë, shkojmë në ndonjë pjesë maqedone qëndrojnë nga dy vetë në tavolinë” .Me këto deklarata njeriu i dytë i Aleancës për Shqiptarët ishte cak i komenteve të shumta negative për shkak se ai lavdëronte palën tjetër që respekton më shumë masat kundër Covid -19, informon TetovaSot.

Por në një fotografi së fundmi shihet vetë Arben Taravari jo me një tjetër por me dy në një tavolinë, pa respektuar fare distancën sociale dhe fizike duke rënë ndesh me fjalët e tij .

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ditë më parë gjatë një emisioni debativ i fajësoi direkt shqiptarët për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin Covid 19 ndërsa lavdëroi maqedonasit .Sipas Taravarit shqiptarët nuk i kanë respektuar rekomandimet duke thënë se në lokalet shqiptare gjegjësisht në Çair dhe Gostivar në një tavolinë ka pasur nga katër- pesë persona ndërsa në pjesën maqedone ka pasur nga dy persona përcjellë TetovaSot.Fotografia e fundit e nxjerrë blof krejtësisht Arben Taravarin e ASH-së i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Të përkujtojmë se për të përgënjeshtruar deklarimet e Arben Taravarit ditë më parë në Shkup nuk u respektuan masat në lokalet në qendër të Shkupit siç është lagja “Debar Malo”, ku mund të shihej përmes videos se vlonte muzika e gjallë dhe aspak nuk respektoheshin masat e Covid 19./TetovaSot