Te ne kushton 50 cent, por a e dini sa kushton një kafe në Zvicër?

Banka zvicerane “United Bank of Switzerland”, në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës.
Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.

Kryeqyteti i Katarit, Doha, ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro.

Kopenhagen renditet e dyta, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.

Dubai – një kafe kushton 4,87 euro, Zyrih – 4,26 euro ,Shanghai – 3,93 euro ,Pekin – 3,78 euro

Vjenë – 3,71 euro ,Moskë – 3,67 euro ,New York – 2,67 euro.Pak më lirë një kafe kushton në New Delhi – 1,30 euro

Sao Paulo – 1,28 euro, Johanesburg – 1,27 euro, Stamboll – 1,20 euro, Kajro – 1,15 euro,Milano – 1,14 euro

Mumbai – 0,90 euro,Romë – 0,85 euroLisbonë – 0,63 euro, Lagos – 0,53 euro.