Të shtunën në Tetovë përballen Shkëndija dhe Shkupi/ Grubi: Publikut nuk i nevojiten tensione dhe ofendime

0
67

Pas takimit me kreun e Shkupit, Suat Alija dhe atë të Shkëndijës, Zamir Dika, zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi u shpreh i hapur për të takuar edhe përfaqësuesit e dy tifo-grupeve dhe jo vetëm.

“Në mënyrë që të kontribuojmë për marëdhënije të shkëlqyera, vllazërore të këtyre dy tifozërive por edhe të gjitha të tjerave për arsye se sportit dhe publikut nuk i nevoiten tensione dhe ofendime, por përkundrazi, të gjithë njerëzit që i vizitojnë stadiumet kërkojnë që të dëfrehen aty dhe të kalojnë sa më mirë, prandaj dhe ju uroj shumë sukses të dya klubeve”, tha mes tjerash Grubi.

Duke shtuar se me Aliun dhe Dikën kanë biseduar për ligjin e ri të cilin Qeveria i ka dhënë dritë jeshile, për ri-organizimin e organeve shtetërore me të cilin parashihet që Agjencioni për Rini dhe Sport të kalojë nën ombrellën e Ministrisë për Sistem Politik, me të cilën udhëheq Grubi.