A do të transferohet Qatip Osmani te Shkëndija?

0
53

Kush do të jetë trajner i ri i Shkëndijës? Kjo është pyetja kryesore e të gjithë simpatizuesve të kuqezinjve, “Ballistëve” nga Tetova, por edhe mediave në vend, shkruan Open-TV.

Ka javë që spekulohen emra të shumtë, ndërsa emri i fundit që u publikua është edhe ai i Qatip Osmanit, trajner aktual i Renovës.

Ne telefonuam “Qaton” për të komentuar përmendjen e emrit të tij në mesin e atyre që mund të merrnin stolin e Shkëndijës:

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Nuk e di nga doli ai lajm. Mua askush nga Shkëndija nuk më ka kontaktuar.Kaq mund të them”, deklaroi Qatip Osmani për Open-TV.

Ndryshe, Qatip Osmani disa herë me sukses të madh ka drejtuar Shkëndijën, duke fitur tituj kampioni dhe kupa në kampionatin vendor dhe ka pasur rezultate pozitive edhe në arenën evropiane./Open-TV/