Tetovë, arrest për një person nuk respektoi orën policore

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (28/29.04) që ka të bëj urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 1 persona (TE-1), i cili nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast i njëjti është privuar nga liria dhe ndaj tij do të përgaditet parashtresë adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).
Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe për 18 persona në Tetovë janë përgaditur vendime për izolim, kurse 5 persona (TE-4 dhe GV-1) kanë nënshkruar deklerat për vet-izolim.