Tetovë, dy persona nuk kanë respektuar orën policore

Gjatë njëzetë e katër orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, për periudhën (23/24-prill) në bazë të kufizimit të lëvizjeve, është evidentuar se 2 persona të mitur në Tetovë, nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje dhe në prezencë të prindërve të tyre, të njëjtit janë privuar nga liria.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, kanë kryer kontrolle tek 110 persona (TE-97 dhe GV-13) që gjenden në izolim dhe 165 persona (TE-88 dhe GV-77) që gjenden në vet-izolim.