Tetovë: Shkak që janë djegur veturat e EVN-së, rritja e çmimit të energjisë elektrike?

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN iu është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra në Bllok 70.

Jozyrtarisht mësohet se shkaku i zjarrit që ka kapluar dy veturat në fjalë është rritja e çmimit të energjisë, ku banorët e lagjes supozojnë se disa persona si shenjë revolte ndaj rritjes së energjisë kan marrë këtë veprim,

Policia është në vendin e ngjarrjes dhe nesër do të del me raporte zyrtare lidhur me rastin.

Javën e kaluar, në Tetovë u mbajt një protestë paqësore kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike./Sharri.info