Teuta Arifi: Krijojmë kushte bashkëkohore për nxënësit dhe administratën e shkollës

“Në SHFK “Bratstvo-Migjeni” në Tetovë janë renovuar zyrat e administratës, instalimi i rrjetit elektrik, rrjetit të internetit, ndrimi i dyshemeve, dyerve, lyerja e mureve, si dhe furnizim i inventarit të ri për punë.

Synimi është të krijojmë kushte bashkëkohore për nxënësit dhe administratën e shkollës. Do të vazhdojmë hap pas hapi duke modernizuar të gjitha hapësirat, zyrat, klasat, apo kabinetet e ndryshme profesionale!” – thotë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.