“The King” Sulejman Rexhepi, “detyroi” qeverinë të ndryshojë planet për Bajram

Ishte ai që ndër të parët “këmbënguli” që të falet namazi i Fitër Bajramit në xhami dhe mos të ketë izolim total në ditën e festës së myslimanëve. Dhe në fund edhe qeveria e vendit u dorëzua përballë vendimit të kryetarit të Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi.

Edhe pse kishte propozime për orë policore 58 orëshe, Qeveria pas mbledhjes së sotme të zhvilluar pasdite, mori vendim që ora policore të jetë nga ora 11:00 ditën e dielë deri të martën në orë 05:00. Kjo do të thotë që myslimanët do të falin namazin e Fitër Bajramit në xhami, sigurisht me disa rregulla dhe masa të posaçme të vendosura nga BFI-ja disa ditë më herët.