Tirana shpallet kampion në Shqipëri

Tirana feston titullin e 25-të në histori, një rekord unik që i konfirmon bardheblutë “mbret” të futbollit shqiptar. Dhurata këtë herë vjen nga Shkodra, me Vllazninë që mposhti Kukësin me rezultatin 1-0 duke bërë që kryeqytetasit të festojnë matematikisht titullin kampion.

2 javë përpara fundit, Tirana kryeson 7 me pikë diferencë. Ky është një titull me shije ndryshe për Tiranën, një titull që vjen në 100 vjetorin e themelimit të klub, një titull që kërkohej me insistim për të festuar këtë vit jubile.

Tirana