Totenhemi me Heri Kejnin do të sulmojë Shkëndijën

Shkëndija dhe Totenhemi sonte përballen në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup nga ora 20:00 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë eliminatore të Liga Europës. Nga mediat angleze bëjnë të ditur se Hose Murinjo do ta nis ndeshjen me Heri Kejnin në sulm, ndërsa do të ndihmohet edhe nga Son ose Lamela. 

Ndërkohë Ernest Gjoka për këtë sfidë do të ketë hendikep Armend Alimin, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Botoshanit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa strategu i kuqezinjëve për mesfushën sheh tjera alternativa, Ditën, Totren, Ahmedin dhe Zejnullain.