Totre rikthehet te Shkëndija, zyrtarizimi çështje ditësh

0
105

Enur Totre përfundimin si duket me shumë gjasa do ta ketë te Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë do ta marrin mesfushorin në formë huazimi për gjashtë muajt e radhës, përderisa ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i tij. Totre është pjesë e Vorskla Poltavës, ku u transferua në fillim të sezonit, por luajti vetëm tre ndeshje në kampionat. Pas transferimit me bujë, bashkë me Taulant Seferin, 26 vjeçari luajti si titullar vetëm dy ndeshje dhe më pas përfundoi në stol, ndaj për shkak të situatës së krijuar, do të rikthehet në elitën e futbollit vendor. Ennur Totre ka luajtur për 6 sezone me fanellën e Shkëndijës dhe u largua nga Tetova në korrik të 2021-shit, për t’u bashkuar me Tiranën, me të cilët fitoi edhe titullin kampion.