Maqedoni: Tre ditë resht, numri i të shëruarve më i madh se ai të infektuarve!

Tre ditë reshtë numri i të shëruarve tejkalon atë të infektuarve, Ku vetëm ditën e premte jan shëruar 534 pacient si dhe llogaritet numër rekord i të shëruarve gjat këtyre muajve me Covid-19.

Dje, ishin 185 të shëruar dhe 166 raste të reja të prekura me COVID-19, jo zyrtarisht mësohet se edhe sot numri i të shëruarve nga koronavirusi edhe është më i madh sesa i atyre të infektuar.

Numri i përgjithshëm me Covid-19 është 11054 ku i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 6882 ndërse raste aktive me Covid-19 në Maqedoni janë 3675 dhe 497 kan humbur betejen me Covid-19.