Tre persona mashtrojnë 56 vjeçarin nga Dibra, ia morën 80 mijë euro

MPB njofton se të martën një 56 vjeçar nga Dibra ka njoftuar policinë për një mashtrim të rëndë nga personat M.D. dhe K.S. nga Dibra, si dhe nga personi S.N nga Veleshta e Strugës për shumë prej 80 mijë eurove.

Sipas denoncimit, ai në dhjetor të vitit 2018 i ka huazuar para personit M.D. të cilat nuk ia ka kthyer deri tani.

Poashtu, sipas denoncimit, S.N. me ndërmjetësim të K.S. është zotuar se do ta marë mbi vete borxhin që M.D. ka pasur ndaj tij dhe se për këtë është dashur t’i japë 32 mijë euro për ta paguar hipotekën e një objekti, me qëllim që pronësinë e atij objekti ta transferojë në emër të tij, si formë për larjen e borxhit.

S.N. i ka besuar dhe si shpërblim i ka dhënë 13.300 euro. Policia po punon për ndriçimin e rastit.