Trump largohet me helikopter nga Shtëpia e Bardhë

Donald Trump presidenti i 45-të i ShBA’së sot ka përfunduar mandatin e tij 4 vjeçar, raporton Gazeta Express.

Trump sëbashku me gruan e tij Melania Trump janë larguar për herën e fundit nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti dhe Zonja e Parë kanë hipur në helikopterin presidencial. dhe janë larguar duke përshëndetur me dorë.

Mediat amerikane kanë raportuar se Trump së bashku me zonjën e parë, Melania Trump do të fluturojnë për në Palm Beach, Florida para se Biden të betohet si presidenti i ri.