Turqi, mbi 1.000 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia konfirmoi 995 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 233.851 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.747 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.003 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 217.497, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Koca gjithashtu tha se masat kundër virusit nuk janë marrë mjaftueshëm në konsideratë gjatë festës së Kurban Bajramit.

“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve në të gjithë vendin në ditët në vijim, që parë ishte i kufizuar në disa provinca”, shtoi ai.

Dje, Koca shprehu shqetësimet e tij për mungesën e masave gjatë festës së Kurban Bajramit dhe tha që rezultatet e mundshme nga kjo do të shihen në ditët në vijim.

Deri më tani, Turqia ka kryer mbi 4,92 milionë teste, përfshirë 41.301 në 24 orët e fundit.