Turqia hedh poshtë pretendimet për shëndetin e presidentit Erdogan

0
78

Turqia ka hedhur poshtë pretendimet në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke i quajtur të pabaza.

“Ne përgënjeshtrojmë kategorikisht pretendime të tilla të pabaza në lidhje me shëndetin e Presidentit Erdogan. Presidenti do të marrë pjesë në hapjen e nesërme të centralit bërthamor [Uzinës Bërthamore Akkuyu] përmes videokonferencës”, ka thënë të mërkurën në Twitter drejtori i Komunikimit të vendit Fahrettin Altun, përcjell Telegrafi.

“Asnjë dezinformim nuk mund të kundërshtojë faktin se populli turk qëndron me liderin e tij Erdogan dhe partinë e tij dhe ata janë vendosur të fitojnë zgjedhjet e 14 majit”, ka shtuar Altun.

Qendra e Drejtorisë së Komunikimeve për Luftimin e Dezinformimit tha gjithashtu se pretendimet e shpërndara në disa llogari të mediave sociale se presidenti Erdogan “pati një atak në zemër dhe ishte shtruar në spital” nuk pasqyrojnë të vërtetën.