Uji për pije në Tetovë i sigurt edhe krahas defekteve dhe ndërprerjeve

dhe krahas defekteve të shpeshta dhe ndërprerjeve të furnizimit me ujë për pije në Tetovë është i sigurt, njoftojnë nga Qendra e Tetovës për shëndet publik. Janë kryer hulumtime të zgjeruara shtesë të cilat kanë konfirmuar se cilësia është në nivelin e nevojshëm për konsumim.

“Të gjitha hulumtimet e deritanishme treguan se uji për pije është në rregull. Përveç analizave mikrobiologjike bazë janë kryer edhe analiza fiziko-kimike në Institutin në Shkup, prej ku gjithashtu kemi rezultate të mira. Rrethanë e volitshme është që ka sasi të mjaftueshme të ujit burimor”, deklaroi dr. Ratko Davidovski, specialist për ekologji shëndetësore pranë Qendrës për shëndet publik.

Davidovski thotë se rregullisht bëhet edhe dezinfektimi i ujit i cili deponohet në rezervuaret para se të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit si dhe në filter stacionin e ri i cili ndërmerr ujë të lumit.

“Në të dy vendet rregullisht shfrytëzohen dërgesa të klorit dhe ashtu mbahet nivel i lartë i dezinfektimit. Sipas nevojës kur ka defekte përforcohet dezinfektimi. Njëherit rekomandoj kur të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, kur të fillojë të rrjedhë nga çezmat të lihet uji të rrjedhë për një kohë”, deklaroi Davidovski.

Javën e kaluar tri ditë me rradhë pothuajse gjithë qyteti u përballeme ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të defekteve. Dje në qytet sërish në disa pjesë ka pasur ndërprerje për shkak të nevojës sërish të intervenohet në tubacionet e ujësjellësit. (koha.mk)