Vaksina Ruse kundër Covid-19 gati më 12 gusht!

Vaksina ruse kundër virusit Covid-19, e bërë nga Qendra Gamaley, do të regjistrohet në 12 gusht dhe do të jetë e para që do të merret nga punëtorët mjekësorë dhe banorët e moshuar të vendit, tha sot zv.ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Oleg Gridnev .

Faza e fundit, e tretë e testimit është duke u zhvilluar. Testimi i vaksinave është shumë i rëndësishëm. Duhet të kuptojmë se vaksina duhet të jetë e sigurt. Punëtorët e mjekësisë dhe të moshuarit do të vaksinohen së pari, tha Gridnev, duke shtuar se do të ishte e mundur të vlerësohet efektiviteti i vaksinës kur zhvillohet imuniteti në popullatë.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko njoftoi se vaksinimi masiv kundër koronavirusit në Rusi është planifikuar për tetor.