Valencia zyrtarizon trajnerin e ri

Skuadra e Valencias përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka angazhuar për trajner Javi Garcian.

“Valencia ka arritur marrëveshje me Javi Garcia të hënën, prej nga ku ai bëhet trajner i ri i skuadrës së parë për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor, 2022”, thuhet në njoftim.

Garcia 50 vjeçar, në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Malaga dhe Watford