Valentino Rossi pozitiv në COVID-19

Një valë e dytë e COVID-19 ka nisur në Evropë, ku kanë filluar të preken edhe shumë sportistë.

Është tani ish-kampioni i MotoGP, Valentino Rossi, që ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Rossi tani do të mungojë në garën për Çmimin e Madh të Spanjës, që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Kujtojmë se ditëve të fundit disa sportistë janë testuar pozitivë, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon.