Valon Berisha transferohet te Reims

Valon Berisha befasisht ka kompletuar transferimin te Reims. Ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është larguar nga Lazio.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Lazio, përmes faqes së saj zyrtare.

“SS Lazio njofton se ka transferuar përfundimisht të drejtat e paraqitjeve sportive të futbollistit Valon Berisha, te skuadra franceze, Stade de Reims”, thuhet në njoftimin e Lazio.

Kurse, faqja zyrtare e Reims ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Mirësevjen Valon”.

Nuk dihen akoma detajet e kontratës, ose sa është paguar për lojtarin. Thuhet se 5 milionë ka kushtuar kartoni i Valonit.