Vdes në moshë të re laboranti i njohur kosovar, raportohet se ishte me Covid-19

Ka vdekur laboranti i njohur nga fshati Saradran i Istogut, Alber Rexhaj.


Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë miq e familjarë të Rexhajt në Facebook.

Rexhaj raportohet ishte infektuar me koronavirus para disa kohësh.

Kardiologu i njohur Daut Gorani, shkruan se njerëzit si Alberti janë të rrallë.

“Alberti ynë, human, punëtor i palodhshëm, i përkushtuar për profesion, për familjen, për shoqëri, gjithmon i gatshëm ti ndihmoj çdokujt”, shkruan Gorani ndër të tjera.

Ata që kanë dhënë lajmin për vdekjen e Rexhajt kanë theksuar se Peja e ka humbur një profesionist shëndetësor dhe humanist të madh.