Vetëm kush ka fëmijë e kupton Eliten më së miri në këtë fotografi

Elita Rudi ka kohë që është shkëputur nga ekrani duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj Zërit dhe Botës.

Vajza erdhi në jetë në mars të këtij viti duke bërë prindër Elitën dhe Gjikon për herë të dytë.

E rritja e fëmijëve sigurisht që do angazhim të madh.

Se si është jeta e saj tani me dy fëmijë Elita e ka treguar përmes një story ku paraqitet përmes karikaturës jeta e një nënë të dy fëmijëve.

“Më thanë bëj dy fëmijë se rrisin njëri-tjetrin”, shkruan në postimin e prezantueses bukuroshe ku në situatën kaotike që shihet aty si duket Elita e ka gjetur veten.

Ndryshe brunja është goxha aktive në rrjetet sociale ku numëron një numër të madh ndjekësisht, të cilëve vazhdimisht u servon pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj.