Vidhen para dhe ar në vlerë rreth 700 mijë denarëve në një shtëpi në Ohër

0
22

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër I.D. (48) dhe Xh.D.(69), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “vjedhje”.

“Ata në periudhën prej datës 10.06.2022 deri më 10.07.2022, nga një shtëpi në Ohër kanë marrë para dhe gjësende ari, me të cilat kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 676.500 denarë”, njofton MPB.