“VIP Nails & Beauty” në Zvicër salloni i tremtaneve ekskluzive

Lendita Frroki është emër i njohur në fushën e të bukurës, e cila jeton dhe vepron në Aragau të Zvicrës.

Ajo, prej 18 vitesh merret me estetikë dhe ia ka dalë që sallonin e saj “VIP Nails & Beauty” ta bëjë të njohur falë shërbimeve ekskluzive që ofron.

Në ambientin e bukur, komod e relaksues të “VIP Nails & Beauty” kryhen një mori shërbimesh profesionale të fushës së estetikës dhe bukurisë.

Lendita, është një nga zonjat e njohura të këtij profesioni, që në sallonin e saj ofron mbjelljen e thonjëve, manikyr, pedikyr, tretmane të fytyres, bënë depilimin me laser, etj.

Në këtë sallon ofrohet shërbimi “Aquafacial” i njohur ndërkombtarisht për përfitimet unike që i sjell lëkurës së fytyrës, duke pastrusr thellësisht në tre faza dhe duke trajtuar një laramani të gjërë të llojeve të lëkures. Ky tretman i sjellë jetë, shëndet dhe bukuri lëkurës dhe realizohet pa dhimbjë.

Kuptojmë se në këtë sallon tashmë punohet edhe tretmani i artë, i njohur si “24 karat gold”. Lendita Frroki na tregoj se ky është një nga tretmanët më të kërkuara super luksoze që realizohet me ari të pastër 24 karat. Fytyra do të mbulohet me fletëza ari, qëllimi është që lëkura e lodhur të thithë përmbajtjen e këtij metali të çmuar.

“Krejt çka lëkura kërkon: freskinë, fortësinë dhe vitalitetin, mund të realizohet përmes tretmanit me ari. Ari, ju sjellë eliksirin e bukurisë dhe freskinë rinore. Ari jep lëkurës një tretman intensive kundër plakjes së fytyrës dhe trupit. Ari është simbol i luksit dhe forcës absolute. Metal i çmuar me mijëra vite. Qysh në Kinën e lashtë është aplikuar si regjenerator, i cili ngrit tonusin dhe shkëlqen lëkurën”, thotë pronarja e sallonit të bukurisë “VIP Nails & Beauty” në Zvicër, e cila shton se ajo punon me produktet ekskluzive të brendit të njohur gjerman “Biodroga”, që është i njohur për cilësinë e klasit të parë.

Sa i përket mbjelljes dhe kurimit të thonjëve, në këtë sallon ku secila femër merrë tretman sikur të ishte VIP, punohet me një delikatëse, profesionalizëm dhe elegancë të pa parë. Lendita, na tregon se për thonjë punon me produktet e brendit “Jetset Beauty”.

Këto nuk janë shërbimet e vetme që ofrohen aty. Për më shume vizitoni faqen e sallonit “VIP Nails & Beauty” për të parë gjithë galerinë e fotove me punën mbreslënëse që bënë Lendita Frroki bashkë me ekipin e saj.