Vjen modeli i fundit i Alpina të BMW-së, por sa kushton?

Alpina B8 Gran Coupe është modeli i fundit nga prodhuesi i veturave, BMW. Përformancat e saj janë krah për krah asaj të M8 Gran Coupe Competition.

Nën kapakun e Alpina B8 Gran Coupe është një turbo e dyfishtë 4.4 V8 me 456 kW/620 kuaj fuqi dhe 800 Nm.

Vetura arrin 100 km/orë në pak më shumë se 3 sekonda, ashtu si modelet M, por në të njëjtën kohë është dukshëm më e shpejtë – mbi 320 km/orë – e mjaftueshme për të justifikuar një çmim pak më të lartë se M8 Gran Coupe.

Kompania njoftoi se çmimet do të variojnë në treg nga 161 mijë euro.

Image