VMRO-DPMNE: Mbi 40.000 persona mbetën pa punë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “ekonomia përjeton fundit, ndërsa populli fundoset në varfëri”.

“Qeveria e Zaev nuk ka asnjë plan dhe strategji të menaxhojë me pasojat e krizës së coronavirusit”, thonë nga kjo parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbi 40 mijë persona mbetën pa punë, thuajse nuk marrin pagë vazhdimisht, dhe mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri. Në kushte kur nuk dinë të ndërmarrin diçka konkrete, qeveria e Zaev përgatitet për një ryshfet të shkurtër për qytetarët që do të sigurojë një muaj paqe sociale dhe do të shpenzojë miliona euro”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Maqedonia tashmë ka rënie në ekonomi me -12.7 për qind ndërsa borxhi publik është rritur për një miliardë euro vetëm gjatë këtyre tre muajve.

“Nuk ka asgjë nga projektet e premtuara, ashtu siç ishte fundjava pa TVSH-, investimet e huaja dhe ndihma në ekonomi”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/