VMRO: Maqedonia pikë e zezë në Evropë nga Virusi Korona, nuk ka ardhmëri me Zaevin

VMRO përmes një komunikate për media etiketojnë Zaevin si pikë të zezë në Evropë ndërsa siç shtojnë nga kjo parti pushteti i paaftë dhe i papërgjegjshëm i Zaevit dështoi në të gjitha fushat. VMRO e vë theksin tek numri i larë i rasteve me virusin Korona shifrat e të cilin fshehen nga ministri Venko Filipçe, trasnmeton INA.

“Maqedonia është rekorder i zi sipas të infektuarve dhe rasteve të vdekjes nga koronavirusi në rajon në një milionë banorë. Numri i të infektuarve ka arritur 12.357 persona që është mbi 6 herë më shumë nga parashikimet e Filipçes, ndërsa numri i të vdekurve është 532. Maqedonia u bë pikë e zezë në Evropë e cila i rrezikon edhe vendet tjera. Kurrfarë protokolle dhe mbrojtje nuk kanë autoritetet shëndetësore për shkak të së cilave po na ndodhin skandale si udhëtarët e infektuar të cilët nisën nga Shkupi deri në Turku në Finlandë” shkruhet në komunikatën e DPMNE-së, duke përfunduar se Maqedonia me Zaevin nuk ka ardhmëri, ndërsa krimi i tyre, korrupsioni dhe paaftësia edhe një kohë të gjatë do të shkaktojë pasoja për standardin e qytetarëve dhe ekonomisë”, thuhet këhtu në kumtesën e VMRO-së