Vrasja në Prishtinë: Çfarë u gjet në vend të ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi dje në Prishtinë, ku dyshohet se Skender Krasniqi vrau djalin e tij, Albert Krasniqin.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Albert Krasniqi mbeti i vdekur dje pasi dyshohet se babai i tij e vrau me armën e cila më pas u konfiskua nga policia.

Skender Krasniqi më pas ka njoftuar organet kompetente për aktin./Prive.al