Wanda Nara nuk di të ndalet së provokuari!

Ndonëse futbolli është ndalur dhe spektaklet ku ajo merr pjesë gjithashtu, Wanda Nara ka gjetur sërish një mënyrë për të përfunduar në faqet e para të mediave rozë.

Këtë herë modelja argjentinasi, bashkëshorte e sulmuesit Mauro Icardi, ka zgjedhur të postojë fotografi ku ka vënë në plan të parë linjat e saj bombastike trupore, shkruan Indeksonline.

Biondja argjentinase vazhdon të rrëmbej vëmendjen e mediave rozë falë ekspozimit të linjave të saj trupore që nuk heziton asnjëherë ti vë në plan të parë.

Kujtojmë që ajo është nënë e 5 fëmijëve, 2 nga të cilët i ka me sulmuesin Mauro Icardi. /IndeksOnline/