Xherdan Shaqiri transferimi-gjigand i Newcastles këtë verë!

Shaqiri, ishte transferuar te Liverpool në vitin 2018, duke luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin në klub, ku i ndihmoi në triumfin në Ligën e Kampionëve.

Por, ky sezon nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për futbollistin me prejardhje nga Kosova, që ka regjistruar vetëm 10 paraqitje për liderët e Premierligës.

Roma dhe Sevilla ishin vënë pas Shaqirit në janar duke kërkuar huazimin e tij, me Liverpoolin që nuk ishte i gatshëm të lejonte largimin e tij, derisa po luftonte në tri fronte.

Por, Liverpool nuk do të mbajë këtë qëndrim edhe këtë vit kur të hapet afati kalimtar i transferimeve, me Newcastle United që do të trokit në derën e tyre.

Shaqiri gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Stoke City, Inter, Bayern Munich dhe Basel.