Zaev nga Gostivari: Dëshmuam se kujdesemi për të gjithë, më së shumti për të varfrit

Më 27 prill të vitit 2017, kur ishim nën sulmin e nacionalizmit, dy orë e gjysmë prisnim që të binte jeta, por bashkërisht luftonim që të mbrohemi, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunë në Gostivar.

“Ata ishin me gjak në sy dhe rrihnin gjoksin se kush është maqedonas më i madh, e kush shqiptar më i madh, ndërsa e gjithë kjo ishte për pushtet, para dhe fuqi. 30 vite askush nuk merrte vendime, por ne kishim guxim dhe merrnim vendime. Jo vetëm për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për rritjen e ndihmës sociale, për pensione më të mëdha, për pagë më të madhe minimale, për 12.000 të falimentuar, për pagë më të lartë mesatare, për pensionin shtetëror social që e sollëm”, tha Zaevi, nga tribuna parazgjedhore në Gostivar, në të cilën ishin promovuar bartësit në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Njëherësh ai shtoi se si qeverisje kanë treguar se kujdesen për të gjithë, më së shumti për të varfrit.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për opsionin evropian dhe demokratik më 15 korrik.

“Dëshmuam se nuk janë të gjithë politikanët e njëjtë, nuk kalkuluam me imazhin personal dhe partiak. Kur ishim para së vërtetës, e dinim se pse 30 vite nuk janë marrë vendime, janë frikuar për karrierën politike. Por ne nuk frikohemi, a ka diçka më të rëndësishme se fëmijët dhe nipërit tanë. Merrnim vendime dhe i mbyllëm komplet të gjitha çështjet e rëndësishme”, theksoi Zaevi në tribunë.