Zejd Rexhepi: Për banana shtete nuk ka vend në BE

Deputeti Zejd Rexhepi, përmes rrjetit Facebook ka reaguar në lidhje me verdiktin gjyqësor që sot u dha për rastin “Monstra”, transmeton TetovaSot.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

PËR BANANA SHTETE NUK KA VEND NË BASHKIMIN EUROPIAN

Lojërat e fëlliqura mes Qeverisë dhe Mijallkovit e ulën kredibilitetin edhe ashtu të ulët të vendit në sytë e botës qytetëruese.
Paska pasur “simptoma”, paska qenë i izoluar e nuk po e ditka askush në familjen e tij. Dhe paramendoni me “simptoma” e pa test paraprakisht të bërë, ai paraqitet në Prokurori.
Po, sëpaku të kishit aktruar që ju qeveria LSDM/BDI e gjetët Mijallkovin, e jo kështu ai ju gjeti juve.
Vallë, a mendoni që do të mund të luani në kurriz të shqiptarëve dhe rasteve të montuara politike siç është “Monstra” dhe rastet tjera.
MJAFT MË!!!
JO VETËM SPASOVSKI, JO VETËM ZAEVI, POR E GJITHË KJO BANANA QEVERI DUHET URGJENTISHT TË JEP DORËHEQJE.