ZYRTARE: Gjykata Kushtetuese pezullon Isa Mustafën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit

0
71

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK’së. Vendimi është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka miratuar kërkesën e deputetëve të PDK’së të cilët kanë kërkuar nga kjo gjykatë që të vendosë Masë të përkohshme, me te cilën pezullohet procesi konstitutiv i Kuvendit deri ne vendimin përfundimtar, po ashtu pezullohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe kërkohet nga Kuvendi që të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Ndërkohë kjo gjykatë bën të ditur se vendimin përfundimtar për këtë çështje do ta marrë jo më larg se me 18 shtator.Siç dihet deputetët e PDK’së kanë votuar Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit pasi kishin votuar për ndërrimin e kryesueses Flora Brovina e cila ka refuzuar ta procedojë zgjedhjen e Kryetarit./Gazet Express/

capture_6317