Zyrtare, rikthehet edhe La Liga

Një lajm i mirë na vjen nga Spanja. La Liga edhe zyrtarisht pritet të rifillojë gjatë muajit qershot, teksa klubet mund t’iu rikthehen stërvitjeve që gjatë kësaj jave.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit, ndeshjet e La Ligas ishin pezulluar, njëjtë sikurse edhe në të gjitha ligat tjera europiane, teksa tashmë po riflitet për një rikthim të pjesës më të madhe të tyre.

“Klubet e La Liga-s mund të rikthehen në stërvitje”, – është shprehur Ministri i Shëndetit së Spanjës.

Pas 27 xhirove të zhvilluara, Barcelona kryeson renditjen me 58 pikë, 2 më shumë se Reali i Madridit të vendit të dytë. Deri në mbyllje të sezonit aktual kanë mbetur edhe 11 xhiro.