Shkëndija do të luaj katër ndeshje në Antalia të Turqisë

shkendija

KF Shkëndija vazhdon fazën përgatitore në Tetovë, ku stafi teknik vëmendje më të madhe po i kushton akumulimit të forcës fizike dhe kondicionale, para se në fazën e dytë të hidhet vëmendja te ndërtimi i lojës për vazhdimin e kampionatit.

Pikërisht për këtë arsye, stafi teknik në bashkëpunim me kryesinë e klubit kuqezi kanë caktuar tashmë itenerarin e përballjeve kontrolluese që do të zhillohen në kuadër të fazës së dytë përgatitore në Antalia të Turqisë, prej 23 janar deri më 8 shkurt.

Orari i ndeshjeve kontrolluese në Antalia:

K.F. Shkëndija – FC Sered (Sllovaki)                      26/01/2020

K.F. Shkëndija – MFK Karvina (Çeki)                    30/01/2020

K.F. Shkëndija – Randers FC (Danimarkë)          04/02/2020

K.F. Shkëndija – Slovan Liberec( Çeki)                 07/02/2020