Ndërtimi i shkollës së Idrizovës mbetet vetëm premtim

ndertimi-i-shkolles-1024x554-1-750x430

Shoqëritë tona vazhdojnë edhe sot të kenë stereotipe dhe të diskriminojnë femrën dhe të drejtat e saj në përgjithësi dhe femrën muslimane në veçanti. Këta të fundit për shkak të mbulesës ndodhen në qendër të paragjykimeve dhe diskriminimeve nga më shumë kënde, u tha në tribunën e Organizuar mbrëmë nga Unioni Studentor Shqiptar në Ditën ndërkombëtare të shamisë.

Aktivistet për të drejtat e femrave thanë se muslimanet diskriminohen jo vetëm për shkak të gjinisë, por ata janë edhe viktimë e islamofobisë dhe primitivizmit të vetë shoqërive muslimane të cilët që të gjithë i bashkon tendenca për të izoluar femrën muslimane nga shumë të drejta të cilat i takojnë edhe sipas besimit islam.

Sepse përmenda që lufta për barazi gjinore është diçka që më sjell më shumë kënaqësi do të filloj me atë temën e ndjeshme të quajtur feminizmi musliman. Sipas Vikipedia definicioni feminizmi musliman është formë e feminizmit që merret me rolin e grave në islam. Ajo ka për qëllim të arrijë barazi të plotë të gjithë muslimanëve, pa dallim të gjinisë në jetën publike dhe private. Gjithashtu feministet musliman janë të mbështetur në diskurs me Kuranin, Hadithin dhe Sheriatin si tekst qëndror. Nuk është se ne shpikim diçka të re, por atë të drejtë që Kurani, Hadithi dhe sheriati na kanë dhënë neve femrave, deklaroi Meral Musli, psikologe.

Shoqëria gjithmonë ka tendenca të na vendos kufizime. Tek ne kufizimet janë vetëm për atë sepse jemi femra. Femra muslimane në këto momente kur kemi islamofobi të theksuar, ka dy anë. Nga njëra anë është frika nga islami ku disa zëra thonë jo, femra muslimane nuk duhet të jetë e dukshme në sistem, islami s’duhet të jetë pjesë e sistemit. Në të njëjtën paralele ka bashkëmendimtarë nga radhët tona që thonë, jo jo femra muslimane nuk duhet të jetë në ato norma shoqërore, ajo duhet të jetojë në kuti, e izoluar në bashkësinë e saj dhe assesi s’guxon të kalojë në anën tjetër ta quajmë kushtimisht. Derisa ndodheni në atë kuti ju e dëgjoni zërin e islamofobisë nga ana tjetër dhe e dëgjoni ehon nga kjo anë, deklaroi Mersiha Smailoviq.

Në panelin e mbrëmshëm të organizuar në Shkup, u tha se tendenca për të favorizuar mashkullin në shoqërinë shqiptare për shkak të përparësive fizike ka bërë që femra shqiptare të ndryshojë edhe paraqitjen, duke u dukur gjithnjë e më shumë mashkullore për të pranuar më lehtë në shoqëri.

“Ne si shoqëri tentojmë t’i japim përparësi meshkujve ndaj femrave. Se di si është në Maqedoni, por gjithmonë ardhja e një fëmiju në jetë është, po vjen djalë, o sa mirë do jetë krah pune për familjen. Ne ende si kemi shpëtuar kësaj situate dhe problemi më i madh është se femrat në rolin e tyre i janë afruar ngjashmërisë me meshkujt. Ne gjithmonë krahasimet i bëjmë në forcën fizike, tentojmë që të shohim mashkullin më vendimmarës, më burrëror dhe kur shohim femrat më të vendosura themi burrneshë qenka kjo. Realisht duke u mbështetur më shumë të dimensioni i jashtëm, dimensioni i fuqisë, ne kemi haruar se është ai dimenzioni i brendshëm”, deklaroi Ervin Muça.

Në këtë tribunë u potencua poashtu se në të gjitha sulmet terroriste kundër muslimanëve në Evropë, shumica e viktimave janë femra, ndërsa femra me 70 për qind përbën edhe numrin e muslimanëve të diskriminuar si pasojë e islamofobisë dhe stereotipeve të krijuara shpesh herë nga politika dhe propaganda masive.