Renova cakton edhe një ndeshje kontrolluese

renova

Renova ende nuk ka përfunduar me ndeshjet kontrolluese në prag të stinorot pranveror, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Bujar Islami për të mërkurën ka caktuar edhe miqësoren e saj të 8-të, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Vardarit nga Forina, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin me barë artificial në Gostivar, ndërsa e njëjta trajnerit të “gjipspunuesve” do i shërbejë si prova gjenerale para startit të stinorot pranveror, që fillon gjatë kësaj fundjave.

Kujtojmë Renova në 7 ndeshjet e deritanishme ka regjistruar 4 fitore (kundër Gostivarit 2:0, Korabit Peshkopi 5:0, Maçva Shabac 2:1 dhe Tikveshit 2:0), dhe 3 disfata (Ferizajit 0:4, Korabit 0:1 dhe Labunishtës 0:1).

Renova ndeshjen e parë për stinorin pranveror do ta zhvillojë me 16 shkurt si vendas kundër Sileksit.