Kërçovë, i vihet flaka automobilit të prokurorit

Policia_Shiriti-Copy

Mbrëmë rreth pres 19:00 është shkaktuar zjarr në një hapësirë ndihmëse të shtëpisë së Prokurorit Publik nga Prokuroria Publike Themelore e Kërçovës.

Siç njoftojnë nga PTHP, shpërthimi ka dëmtuar makinën “Seat Leon”, që ka qenë e parkuar në hapësirën ndihmëse të shtëpisë në pronësi të prokurorit publik.
“Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës bashkë me ekipin e Ministrisë së Brendshme ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim./alsat/