Osmani dhe Dimitrovi në Paris

dimitrov-780x380

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës së tyre në Paris, kanë takuar edhe ministren franceze për Evropë, Ameli de Monshalen. Në takim është biseduar për integrimin evropian të vendit në kontekst të publikimit të metodologjisë së re të Komisionit Evropian, për përforcim të procesit qasës. Osmani pas takimit deklaroi, se metodologjia e re mundëson përparim në reforma dhe kërkojnë rezultate në mënyrë më të dukshme dhe më trasnparente.

Bujar Osmani, Zv/ministër për Çështje Evropiane

“Porositë janë të qarta: metodologjia e re paraqet bazë të mirë për vendet që janë sinqerisht të përgatitura për përparim të reformave, që është lajm i mirë për qytetarët që presim rezultate, ndërsa sfidë më e madhe për politikanët të cilët duhet të arrijnë rezultate në mënyrë më të dukshme dhe më trasnparente. Ndërmarrim detyrim shtesë që të vazhdojmë me arritjen e rezultateve si bazë për raport përmbajtësor dhe kualitativ të Komisionit Evropian në shkurt, duke vërtetuar përcaktimin tonë përmes meritave të realizojmë përparimin tonë në integrimet evropiane”.

Ndërkohë, Dimitrov ka theksuar nevojën që vendi të kryejë pjesën e tij të detyrës dhe të miratoj ligjin për Prokurori Publike. Në kiëtë mënyrë sipas tij, do të largohet çdo lloj arsyetimi dhe vendi do të pret i gatshëm diskutimet në Këshillin Evropian.

Nikolla Dimitrov, Minsitër i Punëve të Jashtme

“Jemi të bindur se mund të gjendet zgjidhje në bazë të metodologjisë së re të Komisionit Evropian. Ajo siguron udhëheqje më të fuqishme politike dhe kyçje të vendeve anëtare në proces. Do të vazhdojmë me vendosshmëri në rrugën e reformave dhe jemi afër qëllimit”.

Gjatë ditës së sotme, dy zyrtarët e vendit, po ashtu kanë realizuar takime edhe me këshilltarin diplomatik për Evropë të presidentit, Emanuel Makron dhe me deputeten Mariel de Sarnez. Vizita e sotme në Paris, zhvillohet në kuadër të periudhës së aktiviteteve të intensifikuara diplomatike dhe shtetërore, që kanë të bëjnë me marrjen e vendimit pozitiv për fillim të negociatave qasëse./Shenja/