Të ndryshohet rregullorja e Kuvendit, deputetët që asnjëherë s’kanë folur, të mos kenë të drejtë të rikandidohen

05558B88-F3B8-4E62-80BC-94063033B8B1_w1023_r1_s

Sipas të dhënave të publikimit “Deputeti im” mund të konkludohet se një pjesë e madhe të deputetëve vijnë në punë, por nuk lëshojnë asnjë zë, gjegjësisht asnjëherë nuk janë drejtuar nga foltorja e Kuvendit, nuk kanë marrë fjalë në trupat punues, dhe as që kanë parashtruar pyetje deputetësh, shkruan Zhurnal.

Ka edhe deputetë që më shumë kanë munguar, se sa kanë qenë prezent në seanca. Sipas numrit të fundit të publikimit, që ka të bëjë me pjesën e dytë të vitit 2019, më aktiv ka qenë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev. Më shumë mungesa kanë pasur liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Në listë me këta dy, është edhe deputeti Boris Zmejkovski nga VMRO-DPMNE, i cili gjatë asaj periudhe vetëm një herë ka qenë prezent, dhe ka 54 mungesa të arsyeshme.

Deputeti Artan Grubi nga BDI ka një të arsyeshme dhe 18 mungesa të paarsyeshme. Afrim Gashi nga Alternativa ka 24 të arsyeshme dhe 21 mungesa të paarsyeshme, ndërsa 10 herë ka qenë prezent.

Mes deputetëve më aktiv janë edhe Ilija Dimovski, Nikolla MIcevski, Zhaklina Peshevska, Jagoda Shahpanska, Bllagica Llasovska, Snezhana Kalevska Vançeva, Trajço Dimkov, Magdalena Manaskova dhe Hari Llokvenec.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi javë më parë në një brifind me gazetarët tha se është i kënaqur nga puna e Parlamentit.

“Jam i kënaqur, pse mos të jem”, tha Xhaferi.

Gjatë kohës së kësaj përbërje parlamentare deputeti Pavle Bogoevski dha dorëheqje, pasi që në opinion u publikua një bisedë telefonike, në të cilën ai sqaroi se ka të bëjë për porositje vaj kanabisi. Dorëheqje në moment të fundit para se të shkarkohej, dha edhe Nikolla Gruevski i cili u arratis nga shteti dhe mori azil në Budapest. Mes deputetëve ka edhe të akuzuar dhe të dyshuar në rastet e PSP-së. Deputetja dhe zv/kryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski është e akuzuar në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, ka edhe deputet të amnistuar, deputetë që kanë qenë prapa grilave.

Ish deputeti, Aleksandar Pandov në një prononcim për Zhurnal thotë se duhet të ndryshohet rregullorja e Kuvendit për punën e deputetëve që deputeti i cili asnjëherë nuk e ka marrë fjalën, ti ndalohet që përsëri të kandidon për deputet.

“Mendoj se me ligj duhet të shkruhet në rregulloren për punën e deputetëve, që deputeti i cili asnjëherë nuk ka folur ti ndalohet që të jetë në listë për deputet. Mendoj se në fund duhet vetë liderët e partive dhe udhëheqësitë e tyre të vendosin, mirëpo ata persona natyrisht se nuk meritojnë të jenë në lista, sepse në këto 3 vite e gjysmë mandat të këtyre deputetëve, ishte me asi lloj ngjarje politike dhe nëse ata si të zgjedhurit e popullit nuk e kanë pasur të arsyeshme të flasin në Kuvend jo vetëm për qëndrimet e tyre por për qëndrimet e qytetarëve që i përfaqëson në Kuvend, kjo nuk është vetëm e turpshme por ata persona janë të hutuar në politikë”, thotë Pandov.

Ai mes tjerash thotë se fatkeqësisht shumë pak deputet kanë qëndrime autentike dhe shpalosin qëndrimet e qytetarëve në fjalimet e tyre. Sipas tij shumica e deputetëve përfaqësojnë partitë dhe qëndrimet e udhëheqësisë së tyre dhe liderëve të tyre.

“Për fat të keq mund të konstatoj, dhe mendoj se këtë konstatim e kanë edhe shumica e qytetarëve të Maqedonisë, është se të zgjedhurit tanë në Kuvend pa marrë parasysh nga cila parti janë, nga cili etnitet, në shumicën e rasteve, nuk flas për të gjithë, respekt për ata deputetë të cilët kemi pasur rastin ti dëgjojmë se si kanë mendime autentike, se ato fjalime iu përputhen me kërkesat e qytetarëve që i përfaqëson. Por siç thash, shumica nga deputetët janë përfaqësues të partive politike dhe ato i reprezantojnë partitë politike dhe qëndrimet e partive politike, gjegjësisht udhëheqësive të tyre dhe liderëve të tyre”, ka deklaruar për Zhurnal, Aleksandar Pandov, ish deputet.

Nga ana tjetër, analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal tregon problemet me të cilat hasen partitë politike para përpilimit të listave për deputet që do të garojnë më 12 prill.

“Problemi i LSDM-së në vijim është ky. Ata të cilët deri më tani nuk ishin të mirë dhe punëtorë, përafërisht janë 50%, ti zëvendësojnë që ta përmirësojnë kualitetin. Ky zëvendësim të jetë kyç për zgjedhjet dhe për mbledhje të votave. Kështu mendom LSDM. Problemi në VMRO-DPMNE është shumë më i thellë. Shumë nga deputetët aktual duhet të largohen. Shumë nga ata janë nën hetime, ndërsa një pjesë janë edhe të korruptuar. Dhe deri këtu është e qartë dhe nuk ka problem. Problemi është kur të përpilohen listat. Siç shohim listat edhe nuk bëhen vetëm në Pallatin e Bardhë, por së paku edhe në një vend tjetër, në Budapest. Me listat e tyre do të jetë shumë interesante. Në BDI do të jetë një miks mes problemeve të LSDM-së dhe problemeve të VMRO-DPMNE-së. Partitë e tjera më të vogla nuk kanë kësi lloj problemesh, pervec që liderët e tyre të kalojnë disi, ndërsa pastaj në lista të keni persona të mirë që mobilizojnë dhe ti kalojnë në Parlament, së paku liderët. Tani do të ketë presione ndaj liderëve që një pjesë të jenë në lista. Sidomos në LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI. Kjo do të sjellë rënie të reitingut te të gjitha partitë. Më shumë në VMRO-DPMNE, ndërsa më pak te BDI”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

Publikimi “Perceptimi i qytetarëve për punën e Kuvendit 2009-2019 i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”-Shkup, potencohet se qytetarët e vlersojnë Kuvendin me notën mesatare 3 (1 është më e keqja, 5 është më e mira).

Pothuajse gjysma e të anketuarve, në 10 vitet e fundit, kanë perceptim negativ në lidhje me kontrollin e Kuvendit ndaj pushtetit ekzekutiv. Rezltatet tregojnë se shumica e të anketuarve kanë deklaruar se Kuvendi është pjesërisht ose tërësisht e mbyllur për pjesmarrje të opinionit në punën e saj.